Bale: Ronaldo më bën një lojtar më të mirë
21/11/2014
Bale iu bashkua Madridit nga Tottenhami gjatë verës së vitit 2013 dhe ka ndërtuar një partneritet të rrezikshëm me Ronaldon dhe Karim Benzema.
Gjatë një interviste për Telegrafin britanik ai thotë se duke luajtur krahas lojtarit më të mirë në botë, ai po e ngrit nivelin e lojës së tij.
“Të mësoj nga një prej lojtarëve më të mirë në botë, është gjë e mahnitshme”.
“Ronaldo ka qenë i mahnitshëm që kur unë kam qenë këtu dhe kam mësuar diçka të re çdo ditë. Ai më ndihmon të bëhem një lojtar edhe më i mirë, që është qëllimi im i vazhdueshëm”.
“Unë përpiqem të arrij në nivelin e tij. Në të vërtetë, unë madje jam munduar të përmirësoj këmbën time të djathtë”, ka thënë Bale për Telegraph. /Telegrafi/


