Please enter at least 3 characters.

Bale refuzon huazimin te Tottenhami, detyrimisht e do qëndrimin te Reali

2019/05/Gareth-Bale.jpg
233:"VALENCIA, SPAIN - APRIL 03: Gareth Bale of Real Madrid sits on the bench prior to the La Liga match between Valencia CF and Real Madrid CF at Estadio Mestalla on April 03, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale duket se do ta refuzojë rikthimin te Tottenham Hotspur, pasi nuk ka asnjë nxitim që të transferohet në Ligën Premier.

Uellsianit i është bërë me dije nga Zinedine Zidane se koha e tij te Real Madridi ka përfunduar, duke i kërkuar që të gjej një skuadër tjetër, ndërsa ka zgjuar interesimin e disa skuadrave.

Daily Mirror ka raportuar se Tottenham e dëshiron transferimin e 29-vjeçarit, por është ky i fundit që nuk e dëshiron rikthimin në skuadrën që e bëri të famshëm, pasi është duke pritur për një klub më të madh.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Bëhet e ditur se Spurs kanë ofruar 15 milionë euro për huazimin nga Real Madridi, por kanë refuzuar që të paguajnë pagën e tij prej 500 mijë euro në javë, gjersa tani marrëveshja ka dështuar.

Gareth Bale ka edhe tri vite kontratë te Real Madridi, por që nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu edhe pse aty nuk është i dëshiruar për shkak të formës së tij të dobët dhe lëndimeve të shpeshta.

Në garë për uellsianin thuhet se janë edhe skuadrat si Manchester United, Paris Saint dhe Lyon, por që deri më tani asnjëra nuk ka arritur ta joshë atë me oferta. /Telegrafi/