Please enter at least 3 characters.

Bale mund të largohet falas në verë, ndërsa Reali do të duhet t’ia paguajë një pjesë të pagës

2020/03/GarethBaleReal-1.jpg
239:"PAMPLONA, SPAIN - FEBRUARY 09: Gareth Bale of Real Madrid CF reacts during the Liga match between CA Osasuna and Real Madrid CF at El Sadar Stadium on February 09, 2020 in Pamplona, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi do ta lejojë largimin e Gareth Bale nga klubi gjatë verës që vjen pas prishjes së tërësishme të raporteve të lojtarit me trajnerin Zinedine Zidane.

Largimi i uellsianit nga Los Blancos po përflitet qe disa afate kalimtare, ndërsa në afatin e kaluar veror, ai ishte shumë pranë nënshkrimin me klubin kinez, Jiangsu Suning.

AS raporton se Reali nuk dëshiron t’ia japë më pagën e majme (rreth 15 milionë euro në sezon) një lojtari që luan shumë pak.

30-vjeçari nuk është pjesë e planeve të Zidane, mirëpo largimi i tij është bllokuar për shkak të pagës së tij të lartë, pasi klubet e interesuara nuk duan t’ia japin atë shumë.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Liga Premier, Amerika dhe Kina mbesin destinacione për Bale, ndërsa trajneri i Madridit e ka bërë të qartë në disa raste se do të ishte mirë që anësori të largohej sa më herët nga Santiago Bernabeu.

Megjithatë, lojtari është i nevrikosur me klubin dhe trajnerin, pasi konsideron se e kanë keqtrajtuar, prandaj nuk e ka në plan të largohet pa ia paguar gjithë rrogën deri në fund të kontratës.

Kjo do të thotë se Reali mund të detyrohet ta largojë në parametrat zero dhe njëherësh t’ia paguajë një pjesë të pagës edhe nëse ai luan për një klub tjetër. /Telegrafi/