Please enter at least 3 characters.

Bale, Isco e Kovacic - yjet që mund të largohen nga Reali gjatë verës

2018/03/GarethBale-1.jpg
260:"MADRID, SPAIN - MARCH 18: Gareth Bale of Real Madrid CF looks on form the bench prior to start the La Liga match between Real Madrid CF and Girona FC at Estadio Santiago Bernabeu on March 18, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale pritet të udhëheqë listën e lojtarëve që do të largohen nga Real Madridit gjatë afatit të ardhshëm kalimtar - bëjnë të ditur mediat spanjolle.

E përditshmja AS raporton se me shumë mundësi uellsiani do të largohet nga Los Blancos në fund të sezonit, ndërsa Manchester Unitedi është ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij.

28-vjeçari akoma ka një çmim në vlerë prej 100 milionë eurosh dhe konsiderohet si një transferim i shtrenjtë që do t'i siguronte shumë të hyra Realit.

(Foto: Getty Images)

Bale pritet të shoqërohet nga Isco dhe Mateo Kovacic në listën e atyre që pritet të largohen nga Santiago Bernabeu.

Përkundër formës së mirë të mesfushorit spanjoll, ai vazhdon të jetë hije e yjeve kryesore të skuadrës së Zinedine Zidane.

(Foto: Getty Images)

Kroati Kovacic është një tjetër emër i mesfushës që mund ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Ish-klubi i tij, Inter dhe rivali Milan, janë të interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit.

Dani Ceballos, Marcos Llorente, Jesus Vallejo, Borja Mayoral e Achraf Hakimi - janë disa futbollistë e ardhmja e të cilëve mund të jetë te klube të tjera. /Telegrafi/