Please enter at least 3 characters.

Bajrami: Janë siguruar burimet financiare për zbatimin e pakove të pandemisë, i nevojshëm rishikimi i buxhetit

2017/02/hikmete.jpg

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se kanë shkuar shumë vërejtje në adresë të këtij institucioni për moszbatimin e masave të Pakos Emergjente gjatë pandemisë COVID-19.

Bajrami me anë të shkrimi në Facebook, ka thënë se janë siguruar burimet financiare por se është i nevojshëm rishikimi i buxhetit.

"Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetur burime financiare për zbatimin e të gjitha masave të Pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike, por këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit", ka shkruar Bajrami, përcjell Telegrafi.

Shkrimi i plotëTë nderuar qytetarë,Kanë ardhur shumë vërejtje në adresë të Ministrisë së Financave për mos implementim të masave të pakos emergjente.Dua të ju bëj me dije disa gjëra.E para, sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e buxhetit për implementim të plotë të pakos emergjente dhe ekzekutim të pagesave përmes Thesarit, sipas kërkesave që bëjnë ministritë e linjës.Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetur burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike, por këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit.E dyta, sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për aprovim të aplikacioneve/kërkesave. Për aprovim të aplikacioneve për të gjitha masat që kanë të bëjnë me masat për sektorin privat është komisioni ndërinstitucional, i cili e ka përfunduar punën e tij në plotëni; është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim final të listave dhe te Ministria e Financave thjeshtë vjen kërkesa për ekzekutim e cila Thesarit i merr vetëm disa orë për ekzekutim.Ndërsa për masën numër 15 përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave vetëm ekzekuton pagesat.Kështu, për momentin, implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbështetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15. /Telegrafi/