Babai rrah dy vajzat në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
25/09/2019
Policia e Kosovës njofton se dy femra kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga babai i tyre.
Sipas raportit policor, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me viktimat është lëshuar urdhri mbrojtës.
Në raport thuhet se babai i vajzave është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e ditës së martë. /Telegrafi/


