Please enter at least 3 characters.

Babai i Rita Orës reagon për futjen e filmit “Zgjoi” në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022: Urime Kosova

2021/12/gettyimages-1063574368-1024x1024-1-e1640259214515.jpg
232:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 19: Besnik Sahatciu, Rita Ora and Vera Sahatciu attend the Rita Ora "Phoenix" Album Launch Party At Annabel's on November 19, 2018 in London, England. (Photo by David M. Benett/Dave Benett/Getty Images)
24:"Dave Benett/Getty Images

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit të martën (21 dhjetor) ka shpallur listën e ngushtë në 10 kategori për ceremoninë e ardhshme të edicionit të 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Nga kjo u bë e ditur se filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli, është përzgjedhur si pjesë e listës së ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” në nominimet e “Oscars 2022”.

Votimi i nominimeve fillon më 27 janar dhe përfundon më 1 shkurt, ndërsa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

Filmi "Zgjoi"

Përzgjedhja e filmit kosovar ka bërë që të ketë reagime të shumta nga liderët politikë e personazhet e famshme.

Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë edhe babai i këngëtares Rita Ora, Besnik Sahatçiu.

Ai e ka përgëzuar filmin e regjisores kosovare për nominimin në listën e ngushtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime për filmin kosovar Hive që u nominua nga Akademia në listën e ngushtë të filmave në Oscars. Urime Bleta, Urime Kosova”, kanë qenë fjalët e babait të yllit shqiptar.

“Oscars 2022” do të mbahet më 27 mars të vitit 2022 në Dolby Theatre në Los Angeles, Kaliforni. /Telegrafi/