Azemi do të mungojë ndaj Haitit dhe Turqisë
08/05/2014
Azemi do të mungojë për shkak të një ndërhyrje kirurgjike në hundë. Mosgrumbullimin e tij për miqësoret e majit e ka konfirmuar përzgjedhësi i përfaqësueses, Albert Bunjaki.
“Po është e vërtetë që nuk do të mund të llogarisim në Ilir Azemin në dy ndeshjet e ardhshme. Ai do t’i nënshtrohet një operimi kirurgjik, por njëherësh edhe skuadra e tij do t’i zhvillojë dy ndeshje tejet të rëndësishme të ‘play-off’-it për inkuadrim në Bundesligë.
Sigurisht se mungesa e tij është një hendikep i madh, por ne jemi duke menduar për alternativa tjera”, ka theksuar Bunjaki. Ilir Azemi deri më tash ka shënuar 13 gola në këtë edicion, prej të cilëve madje 11 sosh i ka shënuar pas miqësores që Kosova e zhvilloi kundër Haitit. /Arena/Telegrafi/


