Please enter at least 3 characters.

Avokati i popullit paralajmëron sanksione ndaj ''fotografit'' të Çavkovit në burg

2016/06/Mitko-Çavkov-1.jpg

Avokati i popullit, Ixhet Memeti ka njoftuar sot publikun se ekipe të institucionit që ai drejton kanë kryer kontrollë në burg ku është duke qëndruar ish-zyrtari i MPB-së, Mitko Çavkov.

Pas takimit, Memeti ka thënë se ekipi i përbërë nga mjekë dhe zyrtarë të Avokatit të popullit kanë konstatuar se përshkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, Çavkov ka ndërprerë grevën.

Memeti gjithashtu ka paralajmëruar edhe hetim për zyrtarin e policisë për lëndën ''thyerje të drejtës së të burgusurit'' i cili ka fotografuar Çavkov-in në burg.

''Hetimet e hapura janë kah fundi dhe në momentin që do të sillet vendimi, zyrtari policor do të përballet me masa të rrepta procedurale për 'fotografin' e burgut'' tha Memeti. /Telegrafi/