Please enter at least 3 characters.

Avokati Berisha: Noizy kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor

2024/08/collage-2-2-scaled.jpg

Avokati Besnik Berisha ka thënë që reperi Noizy kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka akuzuar Prokurorinë e Pejës se po vepron kundërligjshëm duke e ngarkuar klientin e tij për lëndim të rëndë trupor.

Sipas Berishës, ky rast ka të bëjë vetëm me lëndim të lehtë trupor.

Njoftimi i plotë i Berishës (pa ndërhyrje):“Dy fjale per Noizyn meqe uren e "hapem"Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t'i siguroje aktekspertim.Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s'munden e s'kane me ckaP.S.Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni”. /Telegrafi/