Please enter at least 3 characters.

Ava Max thotë se babai i saj ka ndikuar në arritjet e këngëtares

2019/08/avamax_67504760_2125252121108394_6891824807245315574_n-e1566819757954.jpg

Amarda Toçi e njohur si Ava Max është njëra nga artistet shqiptare që këtë vit u bë sensacion në tregun ndërkombëtar.

Biondja deri më tani ka publikuar projekte të shumta, por "Sweet but Psycho" dhe "So Am I", janë dy projektet që i sollën suksese të mëdha në karrierë, duke pushtuar çdo platformë muzikore.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), 25-vjeçarja tregon se babai i saj ka ndikuar në arritjet e këngëtares.

"Babai im gjithmonë thotë, mënyra e vetme për të njohur të ardhmen, është të punosh për të. Asgjë nuk ishte e lehtë për mua, por në rregull kjo më ka bërë më të fortë", ka shkruar këngëtarja.

Ajo javë më parë lansoi dy projekte të reja "Blood, Sweat & Tears” dhe “Freaking Me Out”, por pa videoklip.

Ndërkohë që, Ava ka nisur xhirimet e klipit "Torn" dhe pritet që të prezantohet së shpejti para fansave. /Telegrafi/