Please enter at least 3 characters.

Autoriteti kinez për Kontrollin e Sëmundjeve: Vaksina 'Sinovac' kundër COVID-19 ka efektshmëri të ulët

2020/04/sinovac_1280p.jpg
606:"2BEHRJJ (200414) -- BEIJING, April 14, 2020 (Xinhua) -- A staff member displays samples of the COVID-19 inactivated vaccine at Sinovac Biotech Ltd., in Beijing, capital of China, March 16, 2020. China has approved two COVID-19 inactivated vaccine candidates for clinical trials, according to the State Council joint prevention and control mechanism against the coronavirus Tuesday. The two vaccine candidates are developed by Wuhan Institute of Biological Products under the China National Pharmaceutical Group (Sinopharm) and Sinovac Research and Development Co., Ltd, a company based in Beijing. Clinical
17:"Alamy Stock Photo

Kina pranoi zyrtarisht se vaksinat e saj kundër COVID-19 kanë një efektivitet të ulët dhe për këtë arsye.

Sipas drejtorit të Qendrës kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, "Sinovac" po mendohet të përzihet me vaksina tjera.

“Vaksinat kineze nuk kanë një nivel mbrojtje shumë të lartë”, u shpreh drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu në një konferencë në Chengdu.

Aktualisht, Pekini ka shpërndarë miliona doza me vaksinë në shumë vende të tjera mes tyre dhe në Shqipëri dhe gjithashtu nisi një fushatë ku vinte në dyshim efektivitetin e vaksinave të prodhuara në vendet perëndimore.

“Jemi duke marrë në konsideratë nëse duhet të përdorim vaksina të tjera të prodhuara në linja të ndryshme teknike për të çuar përpara procesin e imunizimit”, shtoi Gao, në një deklaratë që nuk është e zakonshme për autoritetet kineze.

Studiuesit brazilianë kanë deklaruar më herët se efektiviteti i vaksinës kineze të prodhuar nga kompania Sinovac arrin deri në 50.4 për qind, krahasuar me 97 për qind që ka ajo e Pfizer.

Deri në këto momente, Kina nuk ka miratuar asnjë vaksinë të prodhuar në vende të tjera.

Gao nuk dha detaje nëse do të ketë një ndryshim të strategjisë, por përmendi vaksinat mRNA, një teknikë eksperimentale që po përdorin prodhuesit perëndimorë, ndërsa firmat farmaceutike kineze janë duke përdorur metodat tradicionale.

“Të gjithë duhet të konsiderojmë benefitet që vaksinat mRNA mund të sjellin për njerëzimin. Ne duhet t’i ndjekim me vëmendje ato dhe jo t’i injorojmë”, përfundoi zyrtari i lartë kinez. /KP/