Please enter at least 3 characters.

“Autori mori lekët dhe u largua me motor”, zbulohet shuma e vjedhur në një këmbimore në ‘5 Maj’

Është zbuluar shuma të cilën autori ende i paidentifikuar në Tiranë ka kryer një grabitje në pikën e këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e 5 Maji-it.

Sipas burimeve, 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra (rreth 1.200 euro)dyshohet se është shuma që ai ka marrë.

Autori pas grabitjes dyshohet se është larguar me motor nga qendra tregtare.

Nga fotoja e publikuar, autori ishte i veshur me një jelek të zi, xhup blu dhe një kapuç duke vështirësuar kështu dhe identifikimin e tij, raporton euronews.al.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes.