Please enter at least 3 characters.

Autobusi u bllokua para kodrës ku rrëshqiste dheu dhe gurët gjigantë (Video)

2018/11/Autobusi-foto.jpg

Gjatë udhëtimit nëpër Bengeut të Filipineve, një autobus u bllokua në një rrugë të ngushtë, ku prej një kodre nisi të kishte rrëshqitje dheu dhe gurësh gjigantë.

Shoferi ndjeu se hapësira nuk është e sigurt dhe nuk bëri përpara, teksa mbeti në mes të rrugës dhe u detyrua të kthehej së prapthi, transmeton Telegrafi.

Para kësaj, udhëtarët nisën të bërtisnin nga paniku, të frikësuar se autobusi i tyre mund të rrotullohej si pasojë e këtij fenomeni. Raportohet se nuk ka të lënduar, ndërsa rrëshqitja e ka bllokuar qarkullimin e lirë.

Kjo fatkeqësi, është shkaktuar në një zonë me dhe të butë, ndërsa është ndihmuar prej stuhisë që e ka përfshirë së fundmi atë regjion. /Telegrafi/