Please enter at least 3 characters.

Autobusi përplas biçiklistin

2017/07/1500965696vlcsnap-2235541.jpg

Një autobus i linjave të brendshme të transportit publik në Tiranë ka përplasur një qytetar me biçikletë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 e 30 pranë pallatit me shigjeta, në unazën e kryeqytetit. I lënduari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me të mbërritur në vendngjarje policia ka kryer veprimet proceduriale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/