Autobusi përfundon në shkallët e stacionit të metrosë, shtyp për vdekje pesë kalimtarë rasti (Video, +18)
25/12/2017
Në qendër të qytetit rus Moska, një autobus ka "fluturuar" duke përfunduar shkallëve të stacionit të metrosë, me ç'rast kanë humbur jetën të paktën pesë persona.
Sipas informatave të para, shoferi i autobusit kishte humbur kontrollin mbi timonin dhe kishte përfunduar në tunelin nëntokësor, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihen shkaqet që quan në këtë aksident me fatalitet, por një gjë është e sigurt që kalimtarët e rastit kurrë nuk do ta kishin besuar, që një autobus mund të përfundoj në shkallët që qojnë në stacionin nëntokësor të metrosë.
Ky moment rrëqethës është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, ku shihet autobusi duke shtypur për vdekje kalimtarët e pafat që në ato momente po zbrisnin shkallëve. /Telegrafi/


