Please enter at least 3 characters.

Australia publikon listën, Cahill do të luajë në të katërtin Botëror

2018/06/Tim-Cahill-e1528036052594.jpg
213:"ANTALYA, TURKEY - MAY 24: Tim Cahill of Australia looks on during the Australian Socceroos Training Session at the Gloria Football Club on May 24, 2018 in Antalya, Turkey. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)
12:"Getty Images

Tim Cahill ka shans të shënojë gol në të katërtin Kampionat Botëror për atë.

38-vjeçari është ftuar nga trajneri i Përfaqësueses së Australisë, Bert van Marwijk, në listën prej 23 lojtarësh për 'Rusia 2018'.

Cahill ka 105 paraqitje për Australinë dhe është golashënuesi më i mirë i kombëtares së tij.

Ai aktualisht luan për Millwallin në Angli dhe vlen të theksohet se vetëm tre lojtar kanë shënuar në katër Kupa Bote, ata janë: Pele, Uwe Seeler dhe Miroslav Klose.

Australia është në Grupin C së bashku me Francën, Danimarkën dhe Perunë, ndërsa më poshtë keni skuadrën e plotë:

Portierët: Mat Ryan, Danny Vukovic, Brad Jones.

Mbrojtësit: Trent Sainsbury, Milos Degenek, Matt Jurman, Mark Milligan, Josh Risdon, Aziz Behich, James Meredith.

Mesfushorët: Mile Jedinak (captain), Aaron Mooy, Massimo Luongo, Jackson Irvine, Tomi Rogic, Dimitri Petratos, Mathew Leckie, Daniel Arzani.

Sulmuesit: Tim Cahill, Tomi Juric, Andrew Nabbout, Jamie Maclaren, Robbie Kruse. /Telegrafi/