Please enter at least 3 characters.

Australi, Gillard shpall datën e zgjedhjeve

2016/01/f.0130111040830_m.jpg

Gillard tha se do t’i kërkojë Guvernatorit të Përgjithshëm, Quentin Bryce, të shpërndajë parlamentin më 12 gusht.

Gjithashtu, ajo shtoi se shpallja e datës plot 8 muaj më herët, u bë “jo për të nisur fushatën elektorale më të gjatë në historinë e kombit”, por për t’i dhënë “formë dhe kuptim” këtij viti, transmeton Tch.

Ajo udhëheq qeverinë në minorancë, që mbështetet nga të pavarurit. Gillard tha se fushata e rrallë drejt zgjedhjeve do të lejojë cilindo individ, biznes apo investues, që të planifikojë më mirë të ardhmen gjatë këtij viti.

“Në këtë mënyrë i japin formë dhe kuptim vitit, si dhe mundësojmë një fushatë jo shumë të ethshme, por të ftohtë dhe me diskutime të arsyeshme”, përfundoi ajo. /Telegrafi/