Please enter at least 3 characters.

Ausilio në vend të Monchit te Roma

2019/02/Piero-Ausilio.jpg
310:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - DECEMBER 23: Sportif Director of FC Internazionale Milano Piero Ausilio looks on prior to the serie A match between US Sassuolo and FC Internazionale at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on December 23, 2017 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori i Interit, Piero Ausilio thuhet se është zgjedhja e parë e Romës për të zëvendësuar Monchin.

Ky i fundit duket gjithnjë e më shumë ka të ngjarë të bashkohet me Arsenalin sapo të ketë mbaruar sezonin.

E përditshmja italiane, "Corriere dello Sport" shkruan sot se romakët duan të zëvendësojnë spanjollin me dikë që do të ketë 'më pak kompetenca vendimmarrëse'.

Ramon Rodriguez Monchi (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Gazeta shpjegon se Giallorossit gjithashtu mund t'i bëjnë ofertë edhe ish-drejtorit të Milanit, Massimiliano Mirabelli si dhe Daniele Faggiano të Parmës, por kanë prioritet zikaltërin.

Ausilio 46-vjeçar ka një lidhje të gjatë me Interin, ku është në radhët e klubit që nga viti 1997 si sekretar për sektorin e të rinjve.

Nëse një veprim nuk arrin të materializohet, Il Corriere shkruan se romakët mund të zgjedhin edhe mes Ricky Massaras dhe ish mbrojtësit të Italisë, Federico Balzarettit.

Ndryshe, Monchi kishte braktisur radhët e skuadrës spanjolle të Sevillas për të kaluar te klubi i Serie A. /Telegrafi/