Please enter at least 3 characters.

Aubameyang zbulon se refuzoi Barcelonën për të qëndruar te Arsenali

2020/08/GettyImages-1263169594.jpg
482:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 01: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal scores his sides first goal from the penalty spot during the Heads Up FA Cup Final match between Arsenal and Chelsea at Wembley Stadium on August 01, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Pierre Emerick Aubameyang ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Kontrata e sulmuesit afrikan me Arsenalin skadonte në verën e vitit 2021, por ai ka vendosur të vazhdoj qëndrimin në Arsenal.

Auba ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2023.

Kapiteni i Topçinjve ka zbuluar edhe skuadrën e madhe evropiane që e ka refuzuar e që ishte Barcelona.

Pierre-Emerick Aubameyang . (Photo by Adam Davy/Pool via Getty Images)

31-vjeçari ka zbuluar edhe dy arsyet që vendosi të qëndronte te Arsenali, e njëra nga to ishte edhe trajneri Arteta.

“Kisha disa oferta. Veçanërisht nga Barcelona, por edhe nga klube të tjera. Por unë qëndrova tek Arsenali për dy arsye, dhe e para ishte trajneri Mikel Arteta”.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mikel Arteta (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ne folëm shumë gjatë periudhës së izolimit. Ai më bindi me projektin. Më tha se unë mund të firmosja për një ekip tjetër ose të qëndroja dhe të lija shenjën time te Arsenali”.

“Arsyeja e dytë që vendosa të qëndroj, është dashuria që kam marrë nga tifozët dhe njerëzit në klub. Ata më kanë trajtuar si djalin e tyre, dhe për shkak të kësaj vendosa të qëndroj”, tha Auba. /Telegrafi/