Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi nënshtron Marseillen dhe fiton Ligën e Evropës

2018/05/AtleticoMarseilleGriezman-2.jpg
145:" during the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France.
18:"Laurence Griffiths

Atletico Madridi është kampion i Europa League, pasi në finalen e garës sekondare të UEFA-s e ka mposhtur Olympique de Marseille.

Ndeshja e zhvilluar në Parc Olympique Lyonnais në Decines-Charpieu të Lyonit e që ishte finalja e 47-të me radhë e kësaj gare, përfundoi me rezultat 3-0 për skuadrën spanjolle.

(Foto: Getty Images)

Zhvillohej minuta e 21-të e takimit kur Antoine Griezmann e zhbllokoi rezultatin dhe me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë.

Sulmuesi francez realizoi sërish në fillim të pjesës së dytë (49') falë asistimit nga Koke.

Pa përfunduar takimi, Atletico e gjeti edhe një herë rrjetën përmes Gabit (89'), i cili po ashtu u asistua nga Koke.

(Foto: Getty Images)

Ishte kjo një fitore bindëse e klubit të dytë nga Madridi që arriti të ngrejë një trofe në sezonin 2017/2018.

Ky është trofeu u tretë me radhë për Atletico Madridin në Europa League, pasi e ka fituar edhe në dy raste të mëparshme (në sezonet 2009/2010 dhe 2011/2012). /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6jnv4w

https://www.dailymotion.com/video/x6jnxn4