Atletico Madridi “blindon” Griezmannin
15/08/2015
Siç raporton “AS”, Atletico Madridi i ka ngritur klauzolën e shitjes së Griezmann, i cili ka kontratë deri në vitin 2020. Klauzola e tij aktuale është 65 milionë euro, kurse në ditët e ardhshme do të nënshkruhet kontrata e re e cila do të ketë një klauzolë edhe më të madhe se ajo aktuale.
Griezmann kaloi një sezon fantastik vitin e kaluar, duke qenë lojtari kryesor i klubi spanjoll, transmeton Koha.net.
Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë, përfshirë këtu Bayern Munichin dhe Chelsean, të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.


