Atletë elitarë konfirmojnë ardhjen në Prishtinë
Madje, atletët pjesëmarrës do të synojnë të thyejnë rekordin e shtegut që është 1.03:27 orë, të cilin e ka vendosur keniasi Boniface Mbuvi në vitin 2006, kanë bërë të ditur organizatorët e garës të premten.
Edicioni i 15-të i Gjysmëmaratonës së Prishtinës do të mbahet të dielën (10:00), ndërsa organizatorët kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Pritet të jenë rreth 20 atletë të huaj të nivelit të lartë. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar tetë atletë të huaj të nivelit të lartë e gjashtë atlete por ky numër mund të rritet deri të dielën në mëngjes.
Vrapues cilësorë ka edhe në mesin e veteranëve si edhe në vrapimin 5 kilometra. Sipas organizatorëve, pjesëmarrjen e ka konfirmuar kampioni i edicionit të kaluar, keniasi Joel Maina Mwangi, që rekordin personal e ka më të mirë se rekordi i shtegut të Prishtinës.


