Please enter at least 3 characters.

Atalanta me dedikim special për Berat Gjimshitin

2023/09/GJIMI-1.jpg

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, po vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të Atalantas edhe këtë sezon.

Ai është mbrojtësi kryesor në ekip, ndërsa është pjesë e klubit italian që nga viti 2016.

Fitorja e arritur e Atalantas ndaj Veronas ishte e 100-ta e Gjimshiti me këtë klub, ku nuk ka munguar dedikimi për këtë arritje të mbrojtësit.

“100 fitore së bashku”, ka shkruar Atalanta në italisht dhe anglisht.

Gjimshiti me Atalantan ka zhvilluar 192 ndeshje në total, ku ka edhe shtatë gola të shënuar dhe shtatë asistime.

Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2026. /Telegrafi/