Astronauti i NASA-s ndan video mahnitëse të dritave veriore nga hapësira
17/11/2025
Astronauti i NASA-s, Jonny Kim ka ndarë një video mahnitëse të dritave veriore nga hapësira.
Videoja gjithashtu kap zjarret në Calgary të Kanadasë.
"Dritat veriore mbi Amerikën e Veriut, me zjarre të dukshme në rajonin e Calgary", shkroi astronauti si mbishkrim të videos.
"Më pëlqen ta shoh botën tonë nga kjo pikëpamje. Faleminderit që e ndave, Jonny!", shkroi një përdorues. /Telegrafi/


