Please enter at least 3 characters.

Assad fiton mandatin e katërt, diktatori mori besimin e 95 për qind të votuesve sirianë

2021/05/Syria_Russia_88731.jpg-10358.jpg
592:"In this photo released by Russian Foreign Ministry Press Service, Syrian President Bashar al-Assad gestures while speaking to Russian Foreign Minister Sergey Lavrov during their talks in Damascus, Syria, Monday, Sept. 7, 2020. Russia's foreign minister has met with Syrian President Bashar Assad shortly after landing in the Syrian capital on his first visit since 2012. Russia has been a close ally of Assad in Syria's long and bloody nine-year-long civil war, lending his government in Damascus vital military, economic and political support. (Russian Foreign Ministry Press Service via AP)
2:"AP

Presidenti sirian, Bashar al-Assad fitoi një mandat të katërt në saje të 95.1 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale.

Qeveria e Asadit thotë se zgjedhjet të mërkurën treguan se Siria po funksionon normalisht përkundër konfliktit me dekada, ku kanë vdekur qindra mijëra njerëz dhe janë dëbuar mbi 11 milionë njerëz - rreth gjysma e popullsisë - nga shtëpitë e tyre.

Kreu i parlamentit, Hammouda Sabbagh njoftoi rezultatet në një konferencë shtypi, duke thënë se pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 78 për qind, përkatësisht mbi 14 milionë sirianë hodhën votën e tyre, raporton reuters.

Zgjedhjet vazhduan pavarësisht një procesi paqe të udhëhequr nga OKB-ja që kishte kërkuar votim nën mbikëqyrjen ndërkombëtare që do të ndihmonte hapjen e rrugës për një kushtetutë të re dhe një zgjidhje politike.

Fitorja i sjell Assadit, 55-vjeçar, shtatë vjet më shumë në pushtet dhe zgjat sundimin e familjes së tij në gati gjashtë dekada. Babai i tij, Hafez al-Assad, udhëhoqi Sirinë për 30 vjet deri në vitin 2000, kur edhe ndërroi jetë.

Vitet e Asadit si president janë përcaktuar nga konflikti që filloi në 2011 me protesta paqësore përpara se të kalonte në një konflikt shumëplanësh që ka thyer vendin e Lindjes së Mesme dhe ka tërhequr miq dhe armiq të huaj. /Telegrafi/