Please enter at least 3 characters.

Asnjë rast i mpiksjes së gjakut nuk është gjetur me vaksinat nga Pfizer dhe Moderna, thotë eksperti i CDC-s në SHBA

2021/04/Shiringa-1-scaled.jpg
550:"LANDOVER, MARYLAND - MARCH 18: Pharmacist Fedelis Onyimba grabs another Moderna COVID-19 vaccine while working to vaccinate about 200 people at First Baptist Church of Highland Park March 18, 2021 in Landover, Maryland. The vaccination site is part of the Maryland Vaccine Equity Task Force's effort to partners with all 24 of Maryland's local health departments to focus coronavirus vaccination efforts on "underserved, vulnerable, and hard-to-reach populations to ensure the equitable delivery of vaccines." (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)
12:"Getty Images

Asnjë mpiksje gjaku nuk është raportuar me vaksinat kundër coronavirusit të bëra nga Moderna ose Pfizer, tha të premten një ekspert i Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, komiteti këshillues i CDC për Praktikat e Imunizimit po takohet për të diskutuar nëse do të ndryshojë udhëzimet për vaksinën Johnson & Johnson nga kompania Janssen.

CDC dhe Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), rekomanduan pauzimin e përdorimit të kësaj vaksine pas gjashtë rasteve të raportuara te gratë që zhvilluan një sindromë të rrallë të mpiksjes së gjakut e njohur si tromboza me sindromën e trombocitopenisë ose TTS, pasi morën vaksinën Johnson & Johnson në SHBA.

Mirëpo, asnjë rast nuk ka qenë i lidhur ngushtë me vaksinat e tjera të përdorura në SHBA.

“Aktualisht, ka një mungesë të dëshmive të një lidhjeje midis vaksinave ‘mRNA COVID-19 dhe (trombozës së sinusit venoz cerebral) me trombocitopeni”, iu tha anëtarëve të grupit këshillues të vaksinave të CDC-s, Tom Shimabukuro nga CDC.

Vaksina e Johnson & Johnson, është dizajnuar duke përdorur një virus të zakonshëm të ftohjes i quajtur si adenovirus, derisa vaksinat Moderna dhe Pfizer bëhen duke përdorur një material të papërpunuar gjenetik i njohur si dërguesi RNA. /Telegrafi/