Asistimi i Thomas Partey gjatë angazhimit me Ganën, tregon vizionin e lojtarit të ri të Arsenalit
13/10/2020
Tifozët e Arsenalit janë mahnitur me paraqitjen e Thomas Partey në fitoren e Ganës ndaj Katarit me rezultat 5-1.
27-vjeçari dhuroi dy asistime të mrekullueshme në këtë takim duke i dhënë shpresë trajnerit Mikel Arteta, para ndeshjes së të shtunës kundër Manchester Cityt.
Asistimi i dytë e nxori jashtë loje gjithë mbrojtjen kundërshtare duke i mundësuar kështu golashënuesit e Samuel Owusu të realizonte.
Topçinjtë shpenzuar 45 milionë funte (50 milionë euro) për transferimin e mesfushorit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Arsenali i ka zhvilluar katër ndeshje në këtë fillimsezoni në Ligën Premier duke regjistruar tri fitore dhe një humbje. /Telegrafi/


