Please enter at least 3 characters.

Ashtu siç premtoi, Janet fillon turneun këtë verë

2016/01/JanetJackson.jpg

Janet Jackson është duke u përgatitur për të nxjerrë në treg albumin e saj të parë në shtatë vite, por gjithashtu edhe për turneun e saj që pritet të nisë më 31 gusht.

Këngëtarja ka njoftuar se do të ketë 36 ndalesa për turneun të cilin e ka quajtur “Unbreakable”. J

Ajo do të performojë në të gjitha shtetet e SHBA-ve, transmeton Top Channel. Ky do të jetë turneu i parë i Janet që nga viti 2011, ndërsa do të jetë i shtati në total në gjithë karrierën.

Posterin për këtë turne, Jackson e ka publikuar në Tëitter. Përderisa kemi një datë zyrtare për turneun e saj, ende nuk bëhet e ditur se kur do të dalë në treg albumi i Janet.

Albumi i fundit i saj daton në vitin 2008, derisa numëron dhjetë të tillë në gjithë karrierën.

Adhuruesit e këngëtares, përmes rrjeteve sociale, shpesh i kanë kërkuar që t’i rikthehet muzikës, pasi sipas tyre, ajo i mungon skenës.