Please enter at least 3 characters.

Asfaltohen 2.6 kilometra rrugë në fshatin Shtedim të Podujevës

2017/08/3-2.jpg

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Shtedim ku është duke u bërë asfaltimi i rrugëve në disa lagje të këtij fshati.

Për të përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Shtedim, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Shtedim, ku janë duke u asfaltuar disa rrugë në një gjatësi prej 2.6 km.

Me këtë rast kryetari Veliu tha se komuna e Podujevës po realizon projekte të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve llapjanë.

“Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar për realizimin e projektëeve infrastrukturore të cilat lehtësojnë jetën e qytetarëve të Podujevës”, tha kryetari Veliu.

Gjithashtu kryetari Veliu, përmendi edhe investimet tjera të cilat po realizohen në hyrje të fshatit Shtedim, ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik nga Hotel “Besiana” deri në hyrje të fshatit.