Please enter at least 3 characters.

AS: Rastet e krijuara të Messit te Argjentina do të ishin gola te Barcelona

2019/07/to.png

Lionel Messi ishte edhe njëherë i pafuqishëm që të fitonte një trofe ndërkombëtar me Argjentinën, pasi u eliminuan nga Kupa e Amerikës.

‘Les Albiceletes’ u eliminua në gjysmëfinale të garës më të madhe në Amerikën Latine nga Brazili (2-0), me golat e shënuar nga Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino.

Ylli i Barcelonës mund të thuhet se kishte një paraqitje mbresëlënëse, mirëpo fati nuk ishte në anën e tij, për t’i pamundësuar kështu kalimin në finale.

ASe ka studiuar një aksion që e zhvilloi pesë herë fituesi i Topit të Artë, e që sipas tyre një aksion i tillë do të përfundonte me gol nëse do ishte te skuadra katalunase.

Messi kalon disa lojtarë të Brazilit, për të asistuar më pas te Sergio Aguero, mirëpo ky i fundit nuk arriti të bënte më shumë, pasi u ndal nga Marquinhos. /Telegrafi/