Please enter at least 3 characters.

Artnesa triumfon në Ford Super Model of Kosova 2008

2016/01/f.1028061556304_m.jpg

Ky triumf ia ka dhënë mundësinë Artnesës që ta përfaqësojë Kosovën në “Ford Super Model of the World”, spektakël i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Mal të Zi.

Në spektaklin i cili u mbajt në Gjakovë, garuan tetëmbëdhjetë vajza, prej të cilave tetë ishin nga qyteti i Gjakovës dhe gjashtë nga Ferizaji.

“Nuk kam pritur se do ta marr çmimin e parë sepse ka pasur shumë konkurrencë. Mes shumë shoqeve të mira pjesëmarrëse, nuk mund ta imagjinoja veten fituese, sepse vetëm nga Gjakova ishim tetë vajza”, ka thënë fituesja, Artnesa Krasniqi.