Please enter at least 3 characters.

Arta Nitaj dhe Arta Elezaj pozojnë sërish bashkë në një fotosesion me tuta sportive

2022/02/artuhshsshe.jpg

Bukuroshet Arta Elezaj dhe Arta Nitaj janë shumë të ndjekura në rrjetet sociale.

Ato shpesh ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet me përmbajtje provokuese.

Megjithatë së fundmi, dy bukuroshet janë bërë bashkë për një fotosesion, ku kanë pozuar me tuta sportive.

Të shoqëruar nga një shoqe e tyre e përbashkët, dy vajzat e shumë komentuara të shoubizit, kanë bërë që vëmendja e ndjekësve të tyre të kthehet nga këto paraqitje atraktive.

Elezaj dhe Nitaj përndryshe dikur kanë qenë aktore të të njëjtit serial, “O Sa Mirë”, dhe miqësia e tyre daton që nga ajo kohë.

Vajzat ishin së bashku në fillim të këtij viti në Dubai me pushime, të shoqëruara nga shoqet e tyre Kejvina Kthella dhe Stina. /Telegrafi/

Foto Arta Nitaj/Instagram

Foto Arta Nitaj/Instagram