Please enter at least 3 characters.

Arsyeja pse Solskajer duhej të vishte jelek sportiv mbi pallton e tij në ndeshjen ndaj PSG-së

2019/03/Ole-Gunnar-Solskjaer.jpg
311:"PARIS, FRANCE - MARCH 06: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United celebrates his side second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Manchester United at Parc des Princes on March 06, 2019 in Paris, . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint Germai u eliminua nga Manchester Unitedi në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve pasi Djajtë e Kuq arritën fitore në Parkun e Princave me rezultat 1-3.

Fitorja e Man Utd erdhi si befasi në minutat e fundit dhe pak kush e priste edhe në fillim pasi skuadra angleze e filloi ndeshje me dhjetë mungesa (nëntë lojtarë të lënduar, një i suspenduar).

Por, tani që kjo ndeshje është shndërruar në qendër të vëmendjes, tifozët kanë vërejtur diçka që jo shpesh herë shikohet në futboll.

Ole Gunnar Solskjaer gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i skuadrës mysafire Ole Gunnar Solskjaer kishte veshur një jelek sportiv të UEFA-s mbi pallton e tij dhe menjëherë tifozët pushtuan rrjetet sociale duke pyetur për arsyen.

Arsyeja është se ngjyrat e fanellave të PSG-së ishin të zeza, ashtu si veshja e trajnerit norvegjez dhe që mos të ndodhte ndonjë ngatërrim nga gjyqtari apo lojtarët, pasi zona ku trajneri mund të lëvizë është afër vijës së fushës, u detyra të veshë jelekun sportiv me ngjyrë ari në mënyrë që të dallohet.

Festa te goli i tretë, që në fund ishte goli i kualifikimit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Por, duket se kjo i solli fat trajnerit të Djajve të Kuq pasi skuadra e tij arriti të kualifikohet në çerekfinale.

Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Romelu Lukaku (2', 30') dhe Marcus Rashford (90+4'). /Telegrafi/