Please enter at least 3 characters.

Arsyeja prekëse pse Diane Keaton gjithmonë mbante qafën të mbuluar dhe kapele

Hollywoodi humbi një tjetër ikonë të madhe me vdekjen e Diane Keaton, e njohur për rolet e saj në “The Godfather”, “Father of the Bride” dhe “First Wives Club”.

Aktorja ndërroi jetë më 11 tetor në Kaliforni, në moshën 79-vjeçare, sipas një deklarate nga familja, e cila ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe.

Keaton ishte e njohur jo vetëm për talentin e saj në ekran, por edhe për stilin unik të veshjes, i cili përfshinte kostume, rripa të mëdhenj, syze dhe kapele.

Foto: Getty Images

Ajo shpesh mbante kapele të gjerë, jo thjesht për stil, por edhe për arsye të shëndetit dhe rehatisë personale.

Keaton ka treguar se ndiente pasiguri për trupin e saj dhe veshjet e saj ishin një formë mbrojtjeje që fsheheshin “mëkate, ankth dhe papërsosmëri”.

Një arsye tjetër e rëndësishme ishte mbrojtja nga dielli, pasi Keaton vuajti nga kanceri i lëkurës që në moshën 21-vjeçare.

Ajo gjithmonë ka promovuar përdorimin e kremrave me SPF, duke treguar rëndësinë e kujdesit ndaj lëkurës.

Përveç problemeve me lëkurën, Keaton ka folur hapur edhe për luftën me buliminë, një çrregullim i të ngrënit që e përjetoi në të njëzetat pasi u kërkua të humbiste peshë për një rol.

Ka përshkruar përpjekjet për të fshehur këtë problem dhe rrugën e gjatë drejt rikuperimit, duke treguar se megjithëse ka arritur të përballet me sëmundjen, pasiguria dhe sfidat emocionale vazhduan gjatë jetës së saj.

Foto: Getty Images

Në fund, Diane mbetet një figurë ikonike, jo vetëm për rolet e saj në film, por edhe për stilin personal, guximin për të folur për sfidat shëndetësore dhe përkushtimin ndaj vetë-kujdesit.

Veshjet e saj dhe kapelet mbetën një shenjë e identitetit të saj unik dhe e historisë së një jete të pasur me sfida dhe arritje. /Telegrafi/