Arsim Abazi shpërthen në akuza pas humbjes: Penallti e pastër, nuk merrna më me futboll
Trajneri Arsim Abazi ka shpërthyer në akuza ndaj gjykimit pas humbjes nga Dukagjini.
Dukagjini e siguroi pjesëmarrjen në Evropë pas një triumf 2-1 ndaj Ferizajt.
Pas ndeshjes, për “Klan Kosova”, Abazi shpërtheu në kritika ndaj gjyqtarit për dy rastet e diskutueshme, ku Ferizaj kërkoi 11-metërsha.
“Ja uroj Dukagjinit në fitoren. Më vjen shumë, por ne e merituam. Te penalltia e parë, e shikon VAR-in dhe na thotë se për mua nuk është penallti. Në rregull, por te rasti i dytë ishte penall i pastër. Shihet ashiqare që është penallti, ai e heqë topin me dorë prej lojtarit tanë, që nuk është penallti unë nuk e di çfarë është”.
“99 për qind do të tërhiqem nga pozita e trajnerit. Nuk merrna më me futboll. Nuk bën të na bëjnë kështu, me ndodhë kjo prej një gjyqtari që ne e respektojmë, nuk bënë. Të bëjë këso gabime nuk i falet”.
I pyetur se për çfarë arsye lojtarët e lanë fushën për disa minuta, Abazi shpjegoi se ishte vendim i tyre meqenëse nuk donin të dilnin më në fushë, por në fund ndryshuan mendje.
“Nuk e kam vendosur unë. Ka qenë presidenti dhe lojtarët që nuk kanë dashur të luajnë. Unë e di që na presin pasoja dhe nuk është gjë e mirë për futbollin e Kosovës. Prandaj vendosëm me u kthye në fushë. Veç katër minuta shtesë, a knej pesë minuta veç VAR-in që e shikoi, katër minuta shkuen me tetë zëvendësime”./Telegrafi/


