Please enter at least 3 characters.

Arsenali po finalizon detajet e fundit të marrëveshjes për transferimin e Gyokeres

5:"Bardh

Arsenali është afër përfundimit të marrëveshjes për të nënshkruar me Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona. 

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi sulmuesi suedez refuzoi të paraqitet në stërvitjet parasezonale me klubin portugez.

Mikel Arteta e ka prioritet 27-vjeçarin si numrin e ri 9 të skuadrës dhe një kontratë pesëvjeçare është gati, me vetëm detajet e fundit që mbeten për të përfunduar transferimin me vlerë mbi 70 milionë euro.

Sipas The Athletic, Arsenali ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave me Sportingun për të nënshkruar me Gyokeres.

Sulmuesi ka bojkotuar fillimin e përgatitjeve në Portugali për shkak të frustrimeve që lidhen me ngecjen e bisedimeve.

Oferta e Arsenalit tejkalon shumën e 60 milionë eurove plus 10 milionë në bonuse, një marrëveshje që Gyokeres besonte se ishte e garantuar me Sporting, përpara se klubi të tërhiqej nga "marrëveshja gjentëllmene”.

Pavarësisht interesimit nga klube të tjera, ai ka bërë të qartë se dëshiron vetëm kalimin te Arsenali.

Arteta e sheh atë si pjesën e fundit të mozaikut në rindërtimin e fuqishëm të skuadrës këtë verë.

Arsenali tashmë ka nënshkruar me Martin Zubimendi, Christian Norgaard dhe Kepa Arrizabalaga, ndërsa Noni Madueke pritet të mbërrijë së shpejti.

Gyokeres pritet të firmosë një kontratë pesëvjeçare për një shumë që kalon 70 milionë euro, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë të ‘Topçinjve’ në këtë afat kalimtar./Telegrafi/