Please enter at least 3 characters.

Arsenali me ultimatum për Aubameyang dhe Ozil, ose rinovim ose do të shiten

2019/05/mesutAubaumayang2.jpg
296:"LONDON, ENGLAND - MARCH 14: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates with teammate Mesut Ozil at full-time of the UEFA Europa League Round of 16 Second Leg match between Arsenal and Stade Rennais at Emirates Stadium on March 14, 2019 in London, England. (Photo by Alex Morton/Getty Images)
12:"Getty Images

Shefat e Arsenalit, Vinai Venkatesham dhe Raul Sanllehi, e kanë potencuar nevojën që klubi të jetë efikas në afatin kalimtar veror duke bërë të ditur se nuk do të lejojnë përsëritjen e rasteve, si Alexis Sanchez e Aaron Ramsey.

Topçinjtë dështuan të fitonin para nga largimi i kilianit në vitin e kaluar (i cili iu bashkua Manchester Unitedit në formë shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan), derisa uellsiani do të luajë te Juventusi nga sezoni i ardhshëm, ku u transferua si lojtar i lirë.

Venkatesham ka thënë se klubi duhet të mos lejojë që situata të këtilla të ndodhin në të ardhmen, ashtu që u ka thënë ultimatum dyshes Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mesut Ozil, të cilët i kanë edhe dy vite në kontratat e tyre.

Mesut Ozil dhe Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Lionel Ng/Getty Images/Guliver)

Nga dy futbollistët kërkohet që ose t'i rinovojnë kontratat ose do të vendosen në listën e shitjeve.

"Ose duhet t'ua rinovojmë kontratat këtyre lojtarëve ose duhet t'i shesim. Prandaj duhet të jemi të guximshëm me vendimet e këtilla në vazhdim, sepse nuk bën të jemi në situata që t'i lejojmë lojtarët të largohen pa para, pos në rastet kur janë në fund të karrierës së tyre", është shprehur Venkatesham për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/