Arsenali kërkon fitore në udhëtim te Brentfordi, formacionet zyrtare
18/09/2022
Arsenali do të përballet me Brentfordin në kuadër të xhiros së tetë në Ligën Premier.
Topçinjtë kanë humbur kryesimin në tabelë pas ndeshjeve të zhvilluara ditën e djeshme dhe tani e shohin Manchester Cityn dhe Totenhamin para tyre.
Të besuarit e Mikel Artetas synojnë të rikthehen te fitoret dhe ta rikthejnë pozitën e parë në kampionat në përballje me Brentfordin.
Vendasit nga ana tjetër janë duke kërkuar të shkaktojnë një tjetër befasi në Angli.
Formacionet zyrtare:
Brentford: Raya, Hickey, Ajer, Jansson, Mee, Henry, Janelt, Jensen, Dasilva, Mbeumo, Toney.
Arsenal: Ramsdale, White, Salbia, Gabriel, Tierney, Xhaka, Partey, Saka, Vieira, Martinelli, Jesus.
/Telgrafi/


