Please enter at least 3 characters.

Arsenali i kërkon Romës informata për Zaniolon

2019/04/Zaniolo-Roma.jpg
209:"ROME, ITALY - APRIL 03: Nicolo' Zaniolo of AS Roma gestures during the Serie A match between AS Roma and ACF Fiorentina at Stadio Olimpico on April 3, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është duke mbajtur shënime të përditësuara për talentin e madh italian të Romës, Nicolo Zaniolo, për të cilin ka gati edhe një ofertë.

Djaloshi i ri italian po vazhdon shkëlqimin me Romës, ku përsëri shënoi gol në barazimin 2-2 të mbrëmjes së mërkurë ndaj Fiorentinës.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Arsenali i ka kërkuar Romës një "raport të detajuar" për adoleshentin që po mahnit të gjithë.

Zaniolo ka arritur të impresionojë shumë skuadra gjatë sezonit si Real Madridi, Manchester City dhe Juventusi, por Topçinjtë janë gati të paguajnë 36 milionë funte apo rreth 43 milionë euro.

Zaniolo po shkëlqen me fanellën e Romës (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Roma është e prirur për ta mbajtur lojtarin dhe do të takohet me agjentët e tij sot (enjte) raportojnë mediat nga Italia.

Roma dëshiron të zgjat marrëveshjen me Zaniolon deri në verën e vitit 2024, duke pretenduar se lojtari dëshiron një pagë prej 2.4 milionë euro në sezon. /Telegrafi/