Please enter at least 3 characters.

Arsenali fiton me rezultat të thellë, rikthehet në krye të Ligës Premier

2022/09/GetPaidStock.com-6327154f89031.jpg
344:"BRENTFORD, ENGLAND - SEPTEMBER 18: Fabio Viera of Arsenal celebrates with teammates Granit Xhaka (R) and William Saliba (L) after scoring their side's third goal during the Premier League match between Brentford FC and Arsenal FC at Brentford Community Stadium on September 18, 2022 in Brentford, England. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është rikthyer te fitoret në Ligën Premier pasi ka mposhtur Brentfordin me rezultat të pastër 0-3.

Topçinjtë ishin dominues në këtë takim nga minuta e parë e deri në atë të fundit.

Serinë e golave e hapi qendërmbrojtësi William Saliba kur shënoi me kokë në minutën e 17-të për 0-1 pas asistimit nga Bukayo Saka.

Londinezët gjetën edhe golin e dytë 11 minuta më vonë, kur Granit Xhaka me një asistim fantastik e bëri Juan Jesusin të shënonte me lehtësi për 0-2.

Me epërsinë e dyfishtë të Topçinjve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesa  dytë nisi për mrekulli për mysafirët, kur në minutën e 49-të, Vieira realizoi një gol spektakolar nga distanca për 0-3.

Deri në fund të ndeshjes Arsenali e menaxhoi mirë ndeshjen dhe mori tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas kësaj fitore skuadra e Mikel Artetas rikthehet në krye të tabelës me 18 pikë, derisa Brentford mbetet në vendin e nëntë me nëntë pikë.

Ndeshjen e radhës Arsenali e luan në shtëpi përballë rivalit lokal Tottenham Hotspur, derisa Brentford luan në udhëtim te Bournemouth. /Telegrafi/