Arsenali dhe Liverpooli në garë të ashpër për mbrojtësin anglez
Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të Aston Villas, Ezri Konsa, ndërsa edhe Liverpooli po monitoron situatën e reprezentuesit anglez.
Sipas “CaughtOffside”, londinezët e konsiderojnë Konsan një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mbrojtjes gjatë kësaj vere, megjithëse kërkesa e Aston Villas prej rreth 60 milionë funtesh mund të jetë pengesa kryesore në negociata.
Pavarësisht çmimit të lartë, Arsenali nuk e ka hequr dorë nga ideja për të transferuar 28-vjeçarin.
Raporti shton se Konsa është i interesuar për një kalim në "Emirates", por nuk po ushtron presion për t'u larguar nga Aston Villa. Kjo e vendos klubin nga Birminghami në një pozitë të favorshme negociuese nëse Arsenali paraqet një ofertë zyrtare.
Interesimi i Arsenalit për një qendërmbrojtës të ri lidhet edhe me situatën e William Salibas. Mbrojtësi francez po përballet me një lëndim që mund ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të gjatë, duke e shtyrë klubin të kërkojë alternativa.
Përveç Konsas, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta po shqyrton edhe emra të tjerë për repartin defensiv, mes tyre qendërmbrojtësin e West Hamit, Konstantinos Mavropanos, si dhe mbrojtësin e Comos, Jacobo Ramon./Telegrafi/


