Arsenali dhe Galata kërkojnë Nanin
31/05/2013
Mediat turke raportojnë se Galata shpreson ta mposhtë Arsenalin në garën për anësorin portugez, duke ofruar 15 milionë funte për të.
Arsene Wenger besohet se është i interesuar në 26-vjeçarin, i cili ishte jashtë favoritëve për Sir Alex Ferguson.
Por Topçinjtë nuk do ta kenë të lehtë dhe klubi turk është në gjendje të ofrojë më shumë para dhe kushte më të mira, për ta joshur lojtarin të largohet nga Old Trafford. /Telegrafi/


