Please enter at least 3 characters.

Arsenali dhe Atletico ndahen baras në Emirates, Griezmann zhvlerëson golin e Lacazettes

2018/04/Arsenal-Atletico-1.jpg
159:" during the UEFA Europa League Semi Final leg one match between Arsenal FC and Atletico Madrid at Emirates Stadium on April 26, 2018 in London, United Kingdom.
11:"Mike Hewitt

Arsenali dhe Atletico Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Skuadra e Arsene Wenger ka lëshuar nga duart një fitore të sigurt në ndeshjen e parë të luajtur para tifozëve të tyre në Emirates.

Pjesa e parë e takimit i takoi Arsenalit, të cilët rrezikuan disa herë, ndërsa luajtën edhe nga minuta e dhjetë me një futbollist më shumë, me Sime Vrsaljkon, i cili u përjashtua pas dy të verdhëve.

Vrsaljko u përjashtua në minutën e dhjetë (Getty Images)

Rastet më të mira të kësaj pjese ishin ato të Alexandre Lacazette (6, 7') dhe Danny Welbeck (21') për Arsenalin dhe ai i Antoine Griezmann (37') për Atleticon, por pa arritur t'i ndryshojnë shifrat.

Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimi i Topçinjve, të cilët shpejt gjetën edhe golin e parë të ndeshjen dhe epërsisë së tyre.

Lacazette shënoi gol të bukur me kokë (Getty Images)

Ishte pikërisht sulmuesi francez, Lacazette, i cili shënoi në minutën e 61-të me kokë për 1-0 pas asistimit të Jack Wilshere.

Pas këtij goli, Arsenali nuk i ndali sulmet dhe tentoi disa herë ta dyfishoj epërsinë, por u befasuan nga një kundërsulm i shpejt i Atleticos.

Festa e lojtarëve të Atleticos pas golit të Griezmann (Getty Images)

Luhej minuta e 82-të kur Antoine Griezmann merr një top të gjatë dhe pas një gabimi të Laurent Koscielnyt, francezi shënoi për 1-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Ndeshja kthyese në Wanda Metropolitano zhvillohet pas një javë apo më saktë me 3 maj. /Telegrafi/

https://twitter.com/Destaquito2/status/989601493539086347

https://twitter.com/Destaquito2/status/989607494732406784