Arsenali bën një ofertë të përmirësuar për Jurrien Timber
Jurrien Timber duket se do të jetë futbollisti i ardhshëm i Arsenalit, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes klubeve.
Qendërmbrojtësi holandez ka një marrëveshje personale me Arsenalin për një kontratë pesë vjeçare.
Arsenali ka bërë ofertën e parë në drejtim të Ajaxit prej 35 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga gjiganti holandez.
Fabrizio Romano ka njoftuar se Topçinjtë kanë nisur ofertën e dytë në drejtim të Ajaxit, ofertë që është e përmirësuar dhe arrin deri në 45 milionë euro.
Dy klubet janë në bisedime të avancuara dhe pritet që të arrihet një marrëveshje përkundër që Ajaxi insiston të fitoj 50 milionë euro nga shitja e tij.
22-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Ajaxin, ku në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.


