Please enter at least 3 characters.

Arsenal - Man Utd, formacionet e mundshme për ndeshjen e Kupës FA

2019/01/Xhaka-Martial-Pogba.jpg
322:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 02: Granit Xhaka of Arsenal is challenged by Anthony Martial of Manchester United (L) and Paul Pogba of Manchester United (R) during the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on December 2, 2017 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali dhe Manchester Unitedi do të ndeshen mes vete në kuadër të ndeshjes 1/16-tën për Kupën FA.

Topçinjtë janë nikoqir të Unitedit në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, e cila do të zhvillohet në Emirates Stadium me fillim nga ora 20:55.

Ky takim është shumë i vlefshëm pasi zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi kalon tutje, ose në rast se ndeshja përfundon me barazim atëherë luhet edhe ndeshja kthyese.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery vjen pas fitores ndaj Blackpoolit me rezultat 3-0 në fazën e 1/32-tës, ndërsa Unitedi mposhti 2-0 Brightonin.

Në kampionat Arsenali ka formë të luhatshme në ndeshjet e fundit, ndërsa Unitedi ka fituar shtatë ndeshjet e fundit radhazi me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer.

Ndeshja e fundit ishte shumë e luftuar (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Fituesi i ndeshjes Arsenal-United do të ndeshet në 1/8-tën e finales me fituesin e ndeshjes Crystal Palace-Tottenham.

Të dy skuadrat pritet të kenë disa mungesa për këtë ndeshje, por trajnerët mendohet se do të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Topçinjtë nga minuta e parë mendohet se do të luaj shqiptar Granit Xhaka.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Cech; Maitland-Niles, Sokratis, Koscielny, Kolasinac; Xhaka, Torreira, Guendouzi, Ramsey; Lacazette, Aubameyang.Formacioni i mundshëm i Man Utd: De Gea; Young, Lindelof, Jones, Dalot; Herrera, Matic, Pogba; Sanchez, Rashford, Martial./Telegrafi/