Arrestohet pejani, mashtroi një person lidhur me një shitblerje
12/06/2022
Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar ankuesin mashkull kosovar lidhur me një shitblerje.
Sipas policisë thuhet se ai po ashtu ka kanosur me fjalë pasi ankuesi ka vërtetuar se pagesa e një shume parash nuk ishte kryer nga ana e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


