Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një turk në Gjilan, rrahu gruan e tij kosovare dhe e kërcënoi për vdekje

2019/07/auto_arrestime-645x3581456216607.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk në Gjilan, pasi që i njëjti ka rrahur fizikisht gruan e tij kosovare.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, transmeton Telegrafi.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull me shtetësi te Turqisë –bashkëshorti i saj është duke e maltretuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe e ka kanosur për vdekje”, njofton Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se lidhur me rasti është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/