Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një shtetas kosovar, dyshohet për pastrim parash në Zvicër

Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

Në kuadër të një hetimi të autoriteteve zvicerane për veprat penale të lidhura me krim dhe kundërvajtje ndaj Ligjit Federal për lëndë narkotike dhe pastrim parash, është arrestuar një shtetas kosovar.

Sipas njoftimit, rasti i referohet periudhës 2021/2022, ndërsa më 29 prill 2026, në bazë të kërkesës së autoriteteve zvicerane, është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë nga autoritetet kompetente zvicerane. /Telegrafi/