Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për dhunim
11/06/2026
Një person është arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunim”.
Sipas të dhënave zyrtare, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 07 qershor 2026 rreth orës 03:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar është realizuar më 10 qershor 2026.
I dyshuari, pas inicimit të rastit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


